Articles

Affichage des articles du septembre, 2021

Letra 17 / Letra 18

  LETRA 17 3 Dhu’l-Hixhe 1329 H     1. Të Çmuarit e Ndjenjave të Debatuesit, 2. Të Pranuarit se Nuk ka Objeksion që Ehl ul-Sunne të Mbështeten mbi Autoritetet Shī‘ite, 3. Besimi i Tij në Mrekullitë e Ehl ul-Bejtit, 4. Dilema e Pajtimit të së Mësipërmes me atë që Bëjnë Ehl ul-Kible.     1) Betohem me sytë tuaj se kurrë s’kam parë ndonjeri më zemër- mirë, më të shkathët në trajtimin e temës, më të vëmendshëm, më të thellë në vizion, më të fortë në argument e më të qartë në prova sesa ju. Letrat tuaja kanë rrjedhë si ujëvarë vërshuese e argumentet tuaja m’i kanë pushtuar tërë shqisat dhe ndjenjat. Letra juaj e fundit ua përdredh qafat njerëzve e ia thërmon kokën gënjeshtrës.   2) Sunniu s’ka më asnjë justifikim që të mos mbështetet te vëllai i tij shī‘it, nëse ky është i besueshëm. Pikëpamja juaj lidhur me këtë është e vërteta e kulluar, ndërsa ajo e kundërshtarëve tuaj asgjë më shumë se fanatizëm dhe mostolerancë. Argumenti i tyre se është e gabuar të mbështe...

Letra 15 / Letra 16

  LETRA 15 Dhu’l-Ki’de 1329   1. Shkrepëtimë e së Vërtetës, 2. Kërkesa për Detaje mbi Autoritetet Shī‘ite tek të Cilët Sunnitë Mbështeten.       1) Letra juaj e fundit ishte e përkryer në organizim, e qartë në të shprehur, e ëmbël, e madhe në dobi, e rrokshme me lehtësi, e gjerë në vizion, largpamëse, e mbështetur mirë. E kam shikuar me kënaqësi e nga përmbajtja e saj kanë vezulluar treguesit e suksesit tuaj, kurse shenjat e ngadhënjimit tuaj kanë ndriçuar fort.   2) Mirëpo, kur pohuat se sunnitë mbështeten mbi shī‘itët, ishit shumë të përmbledhur. Ju nuk e shkoqitët këtë pohim tuajin. Do të kish qenë më mirë sikur t’i kishit përmendur ata burra me emra dhe cituar tekstet sunnite që tregojnë se ata ishin shī‘itë e që megjithatë ata u mbështetën në ta. A do mundnit, ju lutem, të na i ofronit ato, që flamujt e së vërtetës të mund të shihen mirë e dritat e sigurisë të shndrisin qartë? Paqja qoftë me ju.       Sinqerisht,   S     L...